Arsovski: Emërimet e u.d.drejtorëve të përkohshëm, do ketë konkurs në çdo vend

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp arsyetoi emërimet e djeshme në eshalonin e tretë, duke theksuar se të emëruarit janë vetëm ushtrues detyre dhe se për drejtorë, ashtu edhe siç është premtuar, do të shpallet konkurs.

“Gjithkund ku do të hapet vend i lirë i punës, drejtor i ndonjë institucioni konkret, shpallet konkurs, kështu ka qenë deri tani, kështu do të jetë edhe më tej, kodeksi i sjelljes vlen për të gjithë, zv/kryeministri Nikollovski në detaje disa herë ka shpjeguar këtë. Kështu që të gjitha kuadrot që kanë kryer ose kryejnë funksione shtetërore dhe publike, duhet t`i përmbahen atij kodeksi”, pohoi Arsovski. als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *