Covid19/Turqia vendos karantinë. Prej orës 22:00 lokalet mbyllen

Restorantet, vendet kulturore dhe shumica e bizneseve në Turqi tani do të duhet të mbyllen në 22:00 me orën lokale, si pjesë e masave që synojnë të ndalojnë rritjen e rasteve të infektimit me COVID-19, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Nga kufizimet e reja do të preken restorantet, sallat e dasmave, pishinat, teatrot, kinematë, sallat e koncerteve, parukeritë, furrat e bukës dhe pastiçeritë”, tha Erdogan.

“Shërbimet e shpërndarjes së ushqimit përjashtohen nga kjo masë”, shtoi ai.

Prej disa javësh, shifrat e rasteve të infektimit janë rritur në vend, veçanërisht në Stamboll, qendra ekonomike dhe kulturore e vendit.

Turqia e kaloi pragun e 10 000 viktimave nga COVID-19 në fund të tetorit, me më shumë se 380 000 raste të regjistruara zyrtarisht deri më sot. als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *