Kompensim i plotë i pagës për punonjësit me Covid-19

Qeveria mori vendim që të gjithë punonjësit që do të vendosen në izolim për shkak të virusit korona qofshin të dyshuar apo të infektuar, të marrin kompensim të plotë të pagës. Rregullativa ligjore mbetet  e njëjtë, gjatë pushimit mjekësor punëdhënësi paguan vetëm 15 ditë, më pas përgjegjësia i kalon Fondit për Sigurim Shëndetësor. Ky vendim i Qeverisë, siç informoi zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmif Bytyqi, do të vlejë për sektorin publik, por edhe për atë privat.

Megjithatë, nga Organizata e Punëdhënësve vendimin për kompensim të plotë e konsiderojnë absurd. Angel Dimitrov kryetarë i kësaj organizate, thotë për Alsat se  është e palogjikshme që të bëhet kompensim i tillë i pagës së një punonjësi që qëndron në izolim vetëm pse dyshohet si i infektuar, apo vetëm pse një i afërm i tij pret rezultatet nga testimi.

Dimitrov thotë se Qeveria më së miri këtë problem do e zgjidhte nëse bën ndryshime ne Ligjin për Sigurim shëndetësorë dhe jo në këtë mënyrë. Ai thekson se në faqen e Qeverisë nuk figuron se masa vlen edhe për sektorin privat, ndërsa  ndan mendimin se nuk duhet të bëhen dallime. Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale thonë se ky vendim duhet të respektohet nga të gjithë dhe se nëse ndodh e kundërta, punonjësi e drejta e të cilit është shkelur, rastin duhet ta paraqesë në Inspektoratin e Punës als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Kompensim i plotë i pagës për punonjësit me Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *