MPPS: Kumtesë për përfituesit e pensionit familjar

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Arsimit, i informon dhe gjithashtu i fton të gjithë nxënësit dhe studentët, përfitues të pensionit familjar, që me deri në 30 nëntor të vitit 2020 në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të dorëzojnë vërtetimin adekuat që do të dëshmojnë statusin e tyre nxënës, respektivisht student, mbi bazën e të cilit vazhdohet pagesa e pensionit familjar.

Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19 dhe fillimit të vitit shkollor/akademik një muaj më vonë, respektivisht nga tetori i vitit 2020, si dhe për shkak të zbatimit të arsimit online, një numër i madh i fëmijëve–përfitues të pensioneve familjare nuk e kanë dorëzuar ende vërtetimin e nevojshëm që lëshohet nga institucioni adekuat arsimor.

Me qëllim të tejkalimit të situatës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i propozoi Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të zgjasë afatin për një muaj, respektivisht deri më 30 nëntor të vitit 2020, për dorëzimin e vërtetimeve nga nxënësit dhe studentët përfitues të pensioneve familjare, në mënyrë që të mos përjashtohen nga pagesa e pensioneve për muajin tetor të vitit 2020.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën thirrje që të respektohen masat për mbrojtjen nga virusi Covid-19 në procesin e marrjes së vërtetimeve nga institucionet arsimore dhe dorëzimin e tyre në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor.​

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “MPPS: Kumtesë për përfituesit e pensionit familjar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *