Bullgaria nuk është e gatshme ti thotë po Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave

Vazhdon përpjekja për gjetjen e një zgjidhje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Deri më tani Bullgaria nuk është ende e gatshme të miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe të japë dritën jeshile për të hapur negociatat me BE. Marrëveshja e fqinjësisë së mirë nuk po zbatohet, sipas tyre që do të thotë se Maqedonia nuk e njeh të vërtetën historike, akuzoi Ministri i Jashtëm Bullgar sipas burimeve të sitel.mk.

Zaharieva vlerësoi se është bërë pak përparim në negociatat në lidhje me emrin e shkurtër të vendit dhe shqetësimin e Bullgarisë për pretendimet territoriale, por që në këtë fazë, kjo nuk mjafton thekson ajo.

Ministri thotë se pozicioni aktual i Bullgarisë iu prezantua qartë kancelares gjermane Merkel. Dje edhe zyrtarët qeveritar në Maqedoninë e Veriut kanë bërë përpjekje për të lehtësuar rrugën nëpërmjet kancelarës Merkel por sa do ketë sukses kjo mbetet të shihet për pak kohë.

Bullgaria nuk e konteston gjuhën dhe identitetin modern të popullsisë në Maqedoni, thotë Zaharieva. Ne nuk duam të përcaktojmë se si do të quhen qytetarët atje, dhe maqedonasit do të duhet të heqin dorë nga pretendimet e tyre ndaj historisë Bullgare.

Por historia nuk është problemi i vetëm që na shqetëson, tha ministri.

Zaharieva tregon se kabineti qeveritar është i bashkuar për çështjen e Maqedonisë dhe vlerësoi si spekulime pretendimet se pozicionet kombëtare do të ndryshojnë në momentin e fundit.

Lidhur me punën e komisionit të përbashkët dhe marrëveshjen e arritur nga historianët për pesë persona, Zaharieva tha se kjo ende nuk është e dukshme në librat shkollorë maqedonas, që do të thotë se rezultati i punës së komisionit është minimal.

Por a do dridh themelet e Qeverisë qëndrimi politik i Bullgarisë mbetet të shihet periudhën në vijim, por duke pasur parasysh presionin opozitar dhe premtimet e vazhdueshme të qeverisë gjatë kampanjës zgjedhore se negociatat mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut janë punë e kryer, atëherë kjo qeveri me një këmbë është në shpërbërje nëse vlerësohet dhe analizohet situata në tërësi. Këtu nëse përfshijmë edhe situatën ekonomike, e cila eshtë para kolapsit, opcion i vetëm për vendin janë zgjedhjet parlamentare të parakohshme e cila do të jep gjallëri dhe shpresë vendit. Edhe ashtu kjo përbërje qeveritare ka problemet e veta që nga fillimi duke pasur parasysh edhe numrin e vogël të përbërjes qeveritare, vetëm 63 si mazhorancë. mkalb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “Bullgaria nuk është e gatshme ti thotë po Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *