Ekonomia në ditë të vështira, KE: Rënia ekonomike këtë vit, 4.9 për qind

Kriza ekonomike në vend do të thellohet. Komisioni Evropian ka korrigjuar shkallën e rënies së PBV-së nga parashikimi i pranverës i cili parashikoi një rënie prej -3.9 për qind të PBV-së, tani rënia e për këtë vit është parashikuar në -4.9 për qind. Sipas raportit, rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë e ngadaltë dhe e pasigurt.

Ka sinjale të kujdesshme se aktiviteti ekonomik i brendshëm po rritet, kreditimi i sektorit privat mbetet optimist, ndërsa rimëkëmbja në masë të madhe do të mbështetet në forcimin e kërkesës së brendshme dhe ndoshta do të zgjasë deri në vitin 2022’ deklaroi Frek Janmaat – Shef i Departamentit të Çështjeve Ekonomike të BE-së.

Sipas Janmat, edhe përkundër masave të marra nga qeveria, konsumi i brendshëm mbetet i dobët.

“Forcimi i kërkesës së brendshme nxit deficitin tregtar. Në vitin 2020, llogaria rrjedhëse do të përkeqësohet ndjeshëm, por në vitin 2021 – 2022 kjo do të ndryshojë sepse kërkesa e brendshme pritet të rritë shumë rritjen e importit’ pohoi Frek Janmaat – Shef i Departamentit të Çështjeve Ekonomike të BE-së

Sipas KE-së, shkalla e papunësisë në vend do të mbetet e qëndrueshme. Borxhi shtetëror me siguri do të kalojë 50 përqind të PBV-së dhe pritet të rritet më shumë vitin e ardhshëm. Megjithëse stabilizimi i borxhit ishte planifikuar fillimisht për vitin e ardhshëm, ai do të shtyhet. Për vitin e ardhshëm, parashihet rritje e PBV-së për 3.8 përqind, ndërsa për vitin 2022, 3.5 përqind.alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Ekonomia në ditë të vështira, KE: Rënia ekonomike këtë vit, 4.9 për qind

  • 10/23/2021 at 19:38
    Permalink

    494756 663701The great intreguing articles maintain me coming back here time and time again. thank you so a lot. 824102

    Reply
  • 10/09/2021 at 02:36
    Permalink

    Currently it appears like Drupal is the top blogging platform out there right now.

    (from what I’ve read) Is that what you’re using on your blog?

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *