Kroacia regjistron 2.848 raste ditore me Covid-19

Autoritete shëndetësore në Kroaci brenda 24 orëve të fundit kanë regjistruar 29 viktima dhe 2.848 raste të reja me Covid-19.Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 15.356. Midis tyre, 1.278 pacientë janë në spital, nga të cilët 122 në respiratorë.

Betejën me virusin e kanë humbur 29 persona, duke rritur numrin e vdekjeve në 683 deri më tani nga koronavirusi.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 59.415 raste me koronavirus, nga të cilët 683 kanë vdekur, 43.376 janë shëruar, nga të cilët 2.306 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.

Në Kroaci për momentin ka 31.677 persona në vetëizolim. Deri më tani janë testuar 532.288 qytetarë nga të cilët 8.906 në 24 orët e fundit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *