Mariçiq: Prej sot taksat gjyqësore dukshëm janë zvogëluar

Prej sot hyn në fuqi Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për taksa gjyqësore, me të cilin qytetarët përfundimisht marrin zvogëlim të madh  të shpenzimeve të cilat i kanë në gjykata.

“Taksat gjyqësore dukshëm janë zvogëluar. Nëse në të kaluarën  ato kanë mundur të arrijnë edhe deri në 48.000 denarë, tani  nuk do të paguani më shumë se 6.000. Shpenzimet  për taksa gjyqësore në procedurën e shkallës së parë  do të lëvizin prej 480 deri në më së shumti 6.000 denarë, në varësi të vlerës së kontestit”, tha ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për shtyp.

Ishim të vetëdijshëm, shtoi ai, se taksat gjyqësore ishin të larta, ndërsa  njerëzve që u nevojitej drejtësia, shumë herë hoqën dorë  për ta kërkuar në gjykata. “Kjo mendoj se tani do të ndryshohet, sepse drejtësia bëhet gjithnjë e më e arritshme për të gjithë”, tha Mariçiq.

Në konferencën për shtyp ministri i Drejtësisë potencoi një shembull se si mund të duket kjo në praktikë. Njëherit,  nëse paditet  një kompani sigurimesh për kompensim të dëmit në vlerë prej tre milion denarë, taksa gjyqësore  e cila duhet të paguhet  është dy për qind e vlerës së kontestit. Do të thotë,  potencoi Mariçiq,  në këtë rast qytetari do të duhej për  taksën gjyqësore ta japë vlerën maksimale prej 48.000 denarë. Tani sipas ndryshimeve të sjellura tarifa do të jetë vetëm  6.000 denarë, gjegjësisht tetë herë më pak. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *