Mbi 1.2 milion njerëz në gjithë botën kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit

Të paktën 1,215,957 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 48 milion në mbarë botën janë infektuar me koronavirus që kur u zbulua në Kinë në fund të Dhjetorit, sipas shifrave të fundit nga agjencia e lajmeve AFP transmeton kanal5.

Të paktën 31,414,400 njerëz konsiderohen të kuruar.

Numri i njerëzve të infektuar nuk përfaqëson pamjen e vërtetë të pandemisë, pasi disa vende testojnë vetëm të sëmurët rëndë, disa përdorin testime për të monitoruar virusin dhe shumë vende të varfra kanë aftësi të kufizuar testuese.

Krahasuar me dje, në botë janë regjistruar 8,649 vdekje të tjera dhe 544,664 infeksione të reja. Vendi me numrin më të lartë të vdekjeve një ditë më parë ishin Shtetet e Bashkuara me 1,045 vdekje, Franca me 854 vdekje, e cila nga ana tjetër përfshiu numrin e vdekjeve në strehimin familjar në katër ditët e fundit, si dhe India, 514.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

25 thoughts on “Mbi 1.2 milion njerëz në gjithë botën kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *