Pandemia Covid19 do të përfundoj në Mars 2021, ja kush e thotë

Pandemia Covid-19 do të përfundojë në Prill-Maj të vitit të ardhshëm, thotë Francesco Sannino, një shkencëtar Italian në Universitetin e Napolit.

Ai po udhëheq një grup shkencëtarësh dhe studiuesish të cilët më parë, duke përdorur një metodë matematikore, parashikuan që vala e dytë e pandemisë do të ishte midis tetorit dhe nëntorit.

– Vlerësimet tona u treguan shumë të besueshme, ne prisnim që Qeveria të merrte parasysh rezultatet në të cilat arritëm dhe të merrte masat e duhura në kohë, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, tha profesor Sonino.

Ai pretendon se tani jemi në fillim të valës së dytë të pandemisë me Covid-19 dhe se efektiviteti i masave të marra do të japë rezultate në disa javë.

Sipas vlerësimeve të botuara në revistën shkencore “Scientific Report” në Itali, tetë milion njerëz mund të infektohen me koronavirusin e ri. / MIA /

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Pandemia Covid19 do të përfundoj në Mars 2021, ja kush e thotë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *