Pendarovski nënshkruajti dekret: Armata do të kyçet në luftën kundër Covid-19
Presidenti dhe komandant suprem i forcave të armatosura Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 18, paragrafi 1, pika 5 dhe neni 28, i Ligjit për mbrojtje, si dhe urdhëri i përgjithshëm për angazhim të një pjese të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kushte të paqes, gjegjësisht në kushte kur nuk është shpallur gjendje krize, e jashtëzakonshme ose ushtarake, dhe urdhëroi armatën një pjesë të forcave dhe mjeteve t’i angazhojë si forca të paarmatosura për kryerje të detyrave për mbështetje të institucioneve shtetërore gjatë ballafaqimit me pasojat e pandemisë së koronavirusit.
“Me këtë dekret i cili hyn në fuqi menjëherë, një pjesë e resurseve dhe mjeteve të armatës do të angazhohen si forca të paarmatosura në kryerje të detyrave për mbështetje të institucineve shtetërore gjatë ballafaqimit me pasojat e pandemisë së Kovid-19”, kumtoi kabineti i Pendarovskit.
Sipas dekretit të presidentit Pendarovski, Shtatmadhoria do të angazhojë forca dhe mjete për mbështetje mjekësore të punës së institucioneve shëndetësore dhe qendra të Ministrisë së shëndetësisë, transportit të pajisjeve dhe mjeteve mjekësore dhe mbrojtëse.
Armatës obligohet t’i përgatisë për angazhim ekipet mjekësore, forcat për transport dhe forcat për ABHO të Armatës. MIA/
25mg viagra daily
It’s very simple to find out any matter on web as compared to textbooks, as I found this piece of writing at this web page.
Hi, I believe your website may be having internet browser
compatibility problems. When I take a look at your blog in Safari, it looks fine
however, when opening in I.E., it has some overlapping issues.
I simply wanted to provide you with a quick heads up!
Aside from that, great blog!