Prof. Lisen Bashkurti “godet” marrëveshjen Kosovë-Serbi të iniciuar nga Trump: Duhet rishikuar

Bashkurti foli mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi të iniciuar nga Trump. Sipas tij marrëveshja nuk është formalizuar si duhet dhe duke e krahasuar me disa marrëveshje të vendeve të tjera ndërkombëtare ka disa mangësi. Ai tha se kjo marrëveshje i përafron më shumë një marrëveshjeje elektorale, duke shtuar se ajo ka nevojë për ndryshime.

“E parë në tërësi politika e jashtme e Shtëpisë së Bardhë në drejtimin e presidentit Trump, ka vuajtur nga mungesa e një strategjie të qartë dhe prioriteti të qartë, të cilat politika e jashtme amerikane e ka formuar dhe i ka konsoliduar për një periudhë shumë të gjatë, së paku që pas Luftës së Partë Botërore, në mënyrë të veçantë gjatë Luftës së Ftohtë. Presidenti Trump nuk ka funksionuar në bazë të kësaj strategjie të politikës së jashtme, ka luhatur prioritetet, ka pasur shumë zhvendosje dhe paparishikueshmëri në qasjen ndaj Ballkanit dhe në rastin konkret të Serbi-Kosovë, është në këtë strukturë jo strategjike jo të qëndrueshme.

Një kategori studiuesish e kanë quajtur marrëveshje historike, një pjesë tjetër e kanë quajtur marrëveshje elektorale. Unë personalisht duke parë marrëveshjen dhe duke e krahasuar me modelet e marrëveshjeve ndërkombëtare, është një konglomerate, marrëveshje konglomerate, ku përzihen ish-marrëveshjet e firmosura në Bruksel, me disa synime të përgjithshme, synime Amerikane dhe në disa principe elektorale. Më shumë mendoj që anon në një marrëveshje elektorale se sa një marrëveshje të formuluar mirë, një tekst i gjatë, e më e rëndësishmja një tekst i zbatueshëm. Marrëveshja mund të zbatohet, por ka nevojë për një sërë ndryshimesh të rëndësishme ndoshta edhe kushtetuese, pas ndryshimeve ligjore, rregullative si në Kosovë dhe në Serbi, por edhe në vendet e rajonit që të mund të funksionalizohet”, u shpreh Bashkurti. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *