SHBA dalin zyrtarisht nga Marrëveshja e Parisit për klimën

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga Traktati i Parisit të mërkurën, duke u bërë vendi i parë që braktisin këtë pakt mbi ndryshimet klimatike, ndërkohë që në vend vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale.

Akti i së mërkurës shënohet tre vjet pasi Presidenti Donald Trump tha se do të tërhiqej nga pakti që synon të luftojë ndryshimet klimatike.

Afro 200 vende e kanë nënshkruar marrëveshjen e 2015-ës, që ka vënë së objektiv parandalimin e rritjes së temperaturave mesatare të globit 2 gradë celcius mbi mesataren e periudhës para-industrializimit.

Shkencëtarët kanë parashikuar se rritja e temperaturave mbi 2 gradë celcius krahasuar me periudhën para-industrializmit do të ishte shkatërrimtare për pjesën më të madhe të botës pasi do të ngrinte nivelin e deteve dhe do të shkaktonte stuhi më të rënda tropikale që rezultojnë në përmbytje dhe thatësira më të theksuara.

Përpjekjet ndërkombëtare për të kontrolluar ngrohjen globale do të bëhen më të paefektshme pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, gjeneruesi numër dy në botë për sasinë e dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera që bllokojnë në atmosferë nxehtësinë.

Administrata e Presidentit Trump ka mbështetur industrinë e hidrokarbureve dhe qymyrgurit, duke bllokuar përpjekjet federale për të ulur çlirimin e gazeve. Shumë qytete, komunitete dhe biznese amerikane kanë marrë në dorë iniciativën për të vepruar vetë kundër ngrohjes globale.

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja mund të jetë një hap i përkohëshëm nëse demokrati Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale. Zoti Biden ka thënë se mbështet rikthimin në Paktin e Parisit dhe ka propozuar një plan prej 1.7 trilionë dollarësh për të arritur çlirim neto prej zero tonelatash gaze brenda vitit 2050.

Klimatologu i Universitetit Wageningen, Niklas Hohne, njëkohësisht anëtar i grupit të simulimit Ndjekësit e Veprimeve Klimatike, komentoi në Twitter se “Këto zgjedhje mund të jenë moment vendimtar për politikat klimatike. Plani i zotit Biden mund të kufizojë rritjen e temperaturave të globit me 0.1 gradë celcius. Çdo përqindje e çdo grade që ul temperaturat mesatare është me rëndësi”. VOA/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

11 thoughts on “SHBA dalin zyrtarisht nga Marrëveshja e Parisit për klimën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *