Bashkimi Evropian marrëveshje për mekanizmin e privimit nga fondet europiane

Parlamenti dhe shtetet e BE-së kanë rënë dakord mbi një mekanizëm për të privuar nga fondet europiane shtetet anëtare që shkelin Shtetin e së Drejtës, duke i hapur rrugën buxhetit europian, pavarësisht zemërimit të Budapestit dhe Varshavës.

Sipas marrëveshjes së përkohshme të arritur sot midis Parlamentit Europian dhe Gjermanisë, që mban presidencën e rradhës së BE-së dhe e negociuar në emër të të 27-ve, buxheti i ardhshëm do të përfshijë një mekanizëm të paparë që kushtëzon shpërndarjen e fondeve në përputhje me parimet e Shtetit të së Drejtës (pavarësia e gjyqësorit, liria e shtypit, etj.).

Kjo ishte një kërkesë thelbësore e eurodeputetëve, të angazhuar në negociata të vështira buxhetore me shtetet anëtare, pas samitit të korrikut dhe marrëveshjes midis të 27-ve për buxhetin europian 2021-2027 dhe planit të rimëkëmbjes postCOVID-19 të 750 miliardë eurove, i mbështetur prej tij. bweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *