KE ka siguruar 128 milion euro për projekte për të adresuar pasojat socio-ekonomike të Covid-19

Komisioni Evropian njoftoi se 23 projekte janë zgjedhur brenda programit BE Horizon 2020 që do të marrin gjithsej 128 milion euro për t’u marrë me pandeminë dhe pasojat e saj, njofton korrespodenti i MIA nga Brukseli.

Këto grante jepen për projekte të tilla si forcimi i kapacitetit industrial të pajisjeve mjekësore, parandalimi dhe trajtimi i koronavirusit, zhvillimi i teknologjive dixhitale mjekësore, si dhe për projekte që lidhen me efektet e pandemisë në grupet më të prekshme në shoqëri, sipas Komisionit Evropian.

Projektet e zgjedhura përfshijnë ekipe nga 39 vende në të gjithë kontinentin Evropian dhe pjesëmarrës nga vendet e BE-së, si dhe nga 15 vende jashtë BE-së.

-Ky hulumtim është thelbësor për të adresuar më mirë aspektet e ndryshme të kësaj dhe pandemive të ardhshme, për të rritur aftësinë tonë për të reaguar shpejt për të parandaluar infeksionin, për të përmirësuar diagnozën dhe trajtimin dhe për të marrë masa më të mira zbutëse duke marrë parasysh sjellja, aspektet sociale dhe ekonomike, tha komisionerja e BE-së për Inovacionin Maria Gabriel.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “KE ka siguruar 128 milion euro për projekte për të adresuar pasojat socio-ekonomike të Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *