Vjosa Osmani, Presidente në detyrë/ Në Kosovë kërkohen zgjedhje dhe ndërprerje të dialogut me Serbinë

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e Presidentit, Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani bazuar në Kushtetutën e Kosovës, mori ushtrimin e kësaj detyre, deri në zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm.

Detyrën Osmani e pranoi nga këshilltari i ish- Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj.

Pak orë me vonë në një adresim për qytetarë Osmani vlerësoi veprimet e të akuzuarve të Gjykatës Speciale për bashkëpunim me drejtësinë.

Tutje, Osmani kërkoi unitet politik.

Pas këtyre zhvillimeve, LDK-ja ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, me ç’rast kanë deklaruar se vendi po kalon në një situatë të vështirë institucionale, andaj kanë bërë thirrje për qetësi dhe maturi.

Ndërsa partneri i koalicionit, AAK ka kërkuar ndërprerje të menjëhershme të dialogut me Serbinë deri në një situatë të re, si dhe mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë, Këshillit të Sigurisë dhe gjithë spektrit politik për të gjetur unitet kombëtar për sfidat politike.

Por, të njëjtit nuk kanë treguar nëse AAK do të dalë nga koalicioni siç kishte paralajmëruar kreu i tyre Ramush Haradinaj, nëse nuk zgjidhet President.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje këtë moment e ka parë si të duhur për zgjedhje të reja, duke shtuar se “Presidenti i ri nuk mund të dalë prej pazareve në Kuvendin e vjetër e të deformuar”.

Ndërkohë të premten në ora 9, Kryeministri ka thirrur mbledhje të Qeverisë, pas së cilës do të ketë konferencë për media. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

134 thoughts on “Vjosa Osmani, Presidente në detyrë/ Në Kosovë kërkohen zgjedhje dhe ndërprerje të dialogut me Serbinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *