Greqia e mbyllur, frikë për rritje të numrit të viktimave

Grekët kanë vërshuar orët e fundit para karantinës se përgjithshme tre-javore mbarëkombëtare tek dyqanet e tregtisë me pakicë.

Radhë të gjata janë formuar para qendrave tregtare ku blerësit prisnin me durim, ndërkohë që edhe në orët e mbrëmjes është regjistruar trafiku më i madh prej Krishtlindjeve të dy viteve të fundit me qytetarët e kryeqytetit që kanë dashur të shfrytëzojnë daljen e tyre nga Athina dhe kthimin ditën e dielë para bllokimit të përgjithshëm.

Ndërkohë specialistët e shëndetësisë dhe organet përkatëse paralajmërojnë se tashme numri më i madh i rasteve regjistrohet tek grupmoshat 19-39 vjeç, ndërsa pritet një rritje e numrit të vdekjeve në ditët e ardhshme nga Covid-19.

Megjithëse numri i përgjithshëm i qytetarëve tanë në 1 milion persona që kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë ,mbetet ende i ulët në Greqi i krahasuar me të dhënat evropiane ,nga ana tjetër numri mesatar i grekëve që kanë vdekur brenda një jave ka kaluar shifrën prej 10 personash në ditë dhe për fat të keq presim të rritet në mënyrë dramatike në ditët e ardhshme. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *