Perdju: Bullgaria e shfrytëzon pozicionin që e ka në BE kundër Maqedonisë

Bullgaria nuk e shkel Marrëveshjen, por i ndihmon Maqedonisë. Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov, pas vetos të cilën dje e vendosi pala bullgare. Ai përsëriti se duhet të nënshkruhet aneks-marrëveshje në të cilën do të shkruajë se historia dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare.

“Ne po tentojmë t’i mbështesim ata për t’i arritur kriteret, njëri prej të cilëve është zgjidhja e çështjeve bilaterale me fqinjët, por ata nuk kanë dëshirë ta bëjnë këtë. Kështu që, ne e përmbushim Marrëveshjen. Historia, gjuha dhe kultura e popullsisë në zonën gjeografike të Maqedonisë, deri në vitin 1944 është pjesë e kulturës dhe historisë bullgare. Prandaj, gjërat janë shumë të qarta dhe mund të zgjidhen shpejt”, tha Krasimir Karakaçanov – zëvendëskryeministër i Bullgarisë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme onlajn të Shoqatës së Përkthyesve tha se gjuha maqedonase do ta gëzojë statusin e gjuhës zyrtare të Bashkimit Evropian, menjëherë pasi të bëhemi anëtare e plotfuqishme. Në po të njëjtën konferencë foli edhe ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.

“Diversiteti gjuhësor është i inkorporuar në të drejtën evropiane dhe në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, si dhe në Marrëveshjen për Themelim të BE-së. Bashkëjetesa e gjuhëve në BE është simbol i fuqishëm për aspiratat e Bashkimit Evropian për unitet përmes diversitetit”, u shpreh Dejvid Gir – Ambasador i BE-së. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *