Krasniq: Këtu gjendem pa të drejtë, nuk jam fajtor

Ish-zëdhënësi I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqi në seancën e parë ndaj tij në Dhomat e Specializuara në Hagë tha se angazhimi i tij ka qenë në luftën kundër okupatorit dhe jo kundër individëve.

Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as aq se si me trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë, sepse nuk ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve, por lufta kundër okupatorit që ka bërë krime në Kosovë. E ndjej vetën më shumë së mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli”, shtoi Krasniqi.

“Kur nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë veshur petkun e krinimelit. Kur në asnjë deklaratë time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullata civile. Në aktakuzë po i ndani shqiptarët në katolik e mysliman, kjo është fyese, unë nuk jam as katolik e as mysliman, unë jam shqiptarë. Ne një kohë të gjatë në kohë shumë të vështira, në jetë a vdekje u vumë në mbrojtje të vatanit. Ndërmarrje e përbashkët kriminale është në Serbi dhe tek mbështetësit e politikave të Beogradit. Besoj shumë që këtë e di secili qytetar që së paku është mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demokracive perëndimore. Unë nuk do të zgjatem më shumë por dua tu them që kam qen i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë dhe ata më kanë pas dënuar pse kam lexuar libra dhe pse e kam kundërshtuar atë regjim, por besoni se ma shumë kanë pas të drejtë ata, se sa sot që gjendem këtu”, u shpreh Krasniqi.

Jakup Krasniqi sot u shpreh se në Hagë gjendet me pa të drejtë dhe se ndaj tij është bërë një padrejtësi e madhe.

“Është padrejtësi e madhe, por do ta mbaj edhe këtë padrejtësi. Njeriu është më i fort se guri, dhe atë që se mban guri e mban njeriu. Popullim im ka pas shumë padrejtësi dhe nuk ka pas nevojë për këtë padrejtësi’, tha Krasniqi. Source: Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

8 thoughts on “Krasniq: Këtu gjendem pa të drejtë, nuk jam fajtor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *