Paralajmërimi i OBSH për Përhapjen e Covid 19 Gjatë Dimrit

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri të ditur se “Disa muaj do të jenë të vështira kur të vijë dimri”.

 Ghebreyesus, në një konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e OBSH-së në Gjenevë, me anë të videokonferencës, deklaroi se epidemia “hyri në një fazë alarmante”.“Ndërsa hemisfera veriore hyn në dimër, ne shohim që rastet po rriten me shpejtësi, veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Ne e dimë se disa muaj do të jenë të vështira kur të vijë dimri”, bëri të ditur Ghebreyesus.

Duke vënë në dukje se ai është i kënaqur me masat e marra nga udhëheqësit e shumë vendeve për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe sistemet shëndetësore, Ghebreyesus tha:

“Sot infermierët dhe mjekët dinë se si të kujdesen më mirë për pacientët e infektuar sesa në ditët e para të epidemisë. Sidoqoftë, kur kapaciteti spitalor të arrihet dhe tejkalohet, do të krijohet një situatë shumë e vështirë dhe e rrezikshme si për pacientët ashtu edhe për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Prandaj, është e rëndësishme që të gjitha qeveritë të përqendrohen në bazat themelore për të ndihmuar në thyerjen e zinxhirëve të transmetimit dhe për të shpëtuar jetën dhe jetesën”.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së vuri në dukje se parimet themelore në fjalë janë zbulimi i rasteve aktive, hulumtimi i grupeve në rajone ku virusi është i zakonshëm, izolimi i të gjitha rasteve, karantina e kontakteve, kujdesi i mirë klinik, mbështetja dhe mbrojtja e profesionistëve të kujdesit shëndetësor./Top Channel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *