SEKRETARI AZIRI TAKOI DREJTORËT E INSTITUCIONEVE KULTURORE

Sot (9 Nëntor), sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri në hapësirat e Galerisë Kombëtare realizoi takim me drejtoreshën e Qendrës Kulturore Informative Sermine Purini, drejtoreshën e Galerisë Kombëtare Dita Starova Qerimi, drejtorin e Teatrit Shqiptarë Adem Karaga, drejtorin e Qendrës Nacionale për Konservim Mehmet Selmani, drejtorin e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare të RMV-së Shkodran Tolaj, drejtorin e Galerisë së Tetovës Ilir Kurtishi, drejtorin e Teatrit të Tetovës Bekim Smajli si dhe drejtorin e Pallatit të Kulturës në Tetovë Artan Asllanaj.
Në takim u bisedua për sfidat e Institucioneve në kulturë në kohë pandemie, gjithashtu u diskutua dhe u hap debat për projektet e Institucioneve Kulturore për vitin 2021 dhe qasja e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut karshi shqetësimeve të komunitetit artistik dhe Institucioneve Kulturore.
Mes tjerash, u diskutua edhe për mënyrën se si zgjidhen anëtarët e komisioneve dhe vlerësimet që ju bëhen projekteve si dhe gjetja e mënyrës së duhur dhe krijimi i praktikave të reja për të ju dal në ndihmë artistëve në kohë pandemie.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *