Vaksina e parë kundër Covid-19 që ofron 90% mbrojtje

Zhvilluesit e vaksinës Pfizer dhe BioNTech – e përshkruajnë këtë lajm si “ditë e shkëlqyeshme për shkencën dhe njerëzimin”

Vaksina është testuar tek 43.500 persona në gjashtë shtete dhe deri tani nuk është regjistruar asnjë komplikim, njofton BBC.

Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratim emergjent në mënyrë që vaksina të fillojë të përdoret që nga fundi i muajit.

Kjo vaksinë në testet që janë zhvilluar në SH.B.A., Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi është aplikuar në dy doza me dallim prej tre javësh, ndërsa rezultatet tregojnë shtatë ditë pas dozës së dytë arrihet mbrojtje prej 90%.

Pfizer beson se do të jetë në gjendje të prodhojë 50 milion doza deri në fund të këtij viti, ndërsa rreth 1.3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

Sidoqoftë, raportohet se sfidë në vete është që vaksina duhet të mbahet në depo ultra të ftohtë nën minus 80C. Gjithashtu ende nuk dihet se sa zgjat imuniteti nga vaksina.

Kreu i Pfizer, Dr.Albert Bourla tha: “Jemi një hap pranë që t`i sigurojmë njerëzimit gjënë e duhur që t`i japim fund kësaj krize globale shëndetësore.”

Profesori Ugur Sahin, një nga themeluesit e BioNTech, i përshkroi rezultatet si një “moment historik”. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

131 thoughts on “Vaksina e parë kundër Covid-19 që ofron 90% mbrojtje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *