VMRO-DPMNE: Qytetarët kanë harxhuar tetë milionë euro për testime në spitalet private

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sërish e ka akuzuar pushtetin për keqmenaxhimin e situatës me sëmundjen COVID-19.

Nga kjo parti thonë se numrat e gjendjes me coroanvirusin, tregojnë se dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë është e urgjente.

Gati 39 mijë persona të infektuar gjithsej, 14.661 raste aktive, 1110 vdekje. Venko, këto janë numra që tregojnë vetë se sa dorëheqje urgjente është e nevojshme. Pavarësisht sa herë e përsërisim, sado i fortë është zëri i njerëzve që duhet të largoheni, ju jeni më memec”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata më tej shtojnë se qytetarët kanë harxhuar mbi tetë milionë euro për testime për coronavirus.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “VMRO-DPMNE: Qytetarët kanë harxhuar tetë milionë euro për testime në spitalet private

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *