Pragu i pensionimit, 64 vjet për të gjithë?

Pensionim i detyruar në moshën 64 vjeçare dhe me të paktën 15 vjet stazh pune. Me propozim-ndryshimet e fundit ligjore, pushteti synon të hapë mundësi të reja punësimi për të rinjtë. Për shkak të mungesës së kuadrove në profesionet deficitare dhe funksionim pa pengesa të sektorëve të caktuar, pushteti ka paraparë përjashtime.

Përjashtim nga rregulli për pensionim në 64 vjet dhe 15 vite stazh do të ketë në shëndetësi dhe në arsimin e lartë ku stazhi i punës do të mund të vazhdohet vit pas viti, e shumta deri në moshën 67 vjeçare- deklaroi Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM.

Personat të cilët tashmë kanë përmbushur kriteret për pensionim dhe të cilët deri më 31 gusht të këtij viti kanë bërë kërkesë për vazhdimin e stazhit të punës, kjo do t’u mundësohet.

 “Bashkë me propozim-ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune, i dorëzojmë edhe propozim-ndryshimet në ligjin për nëpunës administrativ, me të cilin do të kapen tërësisht të punësuarit edhe në sektorin publik, edhe në atë privat- pohoi Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM.

Propozim-ndryshimet janë lëshuar me procedurë të rregullt dhe pushteti vlerëson se ndërkohë do të arrijnë të definojnë edhe aspekte të tjera për të cilat aktualisht kanë dilema. Opozitarja VMRO-DPMNE nuk deshi të komentojë, duke thënë se sapo kanë pranuar matrialin dhe duhet ta shqyrtojnë.


Përjashtim nga rregulli për pensionim në 64 vjet dhe 15 vite stazh do të ketë në shëndetësi dhe në arsimin e lartë ku stazhi i punës do të mund të vazhdohet vit pas viti, e shumta deri në moshën 67 vjeçare- deklaroi
Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM.

Personat të cilët tashmë kanë përmbushur kriteret për pensionim dhe të cilët deri më 31 gusht të këtij viti kanë bërë kërkesë për vazhdimin e stazhit të punës, kjo do t’u mundësohet.

 “Bashkë me propozim-ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune, i dorëzojmë edhe propozim-ndryshimet në ligjin për nëpunës administrativ, me të cilin do të kapen tërësisht të punësuarit edhe në sektorin publik, edhe në atë privat- pohoi Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM.

Propozim-ndryshimet janë lëshuar me procedurë të rregullt dhe pushteti vlerëson se ndërkohë do të arrijnë të definojnë edhe aspekte të tjera për të cilat aktualisht kanë dilema. Opozitarja VMRO-DPMNE nuk deshi të komentojë, duke thënë se sapo kanë pranuar matrialin dhe duhet ta shqyrtojnë.  Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Pragu i pensionimit, 64 vjet për të gjithë?

  • 05/14/2021 at 07:04
    Permalink

    I discovered your blog site on google and check a few of your early posts. Continue to keep up the very good operate. I just additional up your RSS feed to my MSN News Reader. Seeking forward to reading more from you later on!…

    Reply
  • 03/20/2021 at 18:49
    Permalink

    An interesting discussion is worth comment. I think that you should write more on this topic, it might not be a taboo subject but generally people are not enough to speak on such topics. To the next. Cheers

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *