U hodh dje nga kati i dytë i Infektivit, ndërron jetë 69-vjeçari me COVID

R.G 69-vjeçari i infektuar me COVID i cili u hodh ditën e djeshme nga kati i dytë i spitalit infektiv, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e djeshme, në spitalin ‘Covid 1’ (QSUT), në kryeqytet. Top Channel mëson se pacienti R.G, 69-vjeçar, është hedhur nga kati i dytë i spitalit, ku për shkak të plagëve të shumta të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.

Kujtojmë se ky është rasti i katërt që pacientë të infektuar hidhen nga lartësia e spitalit ku trajtoheshin me covid-19. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *