Buxheti për vitin 2021 do të jetë në vlerë prej 4.03 miliardë euro

Buxheti për vitin e ardhshëm është projektuar në më shumë se 4 miliardë euro dhe do të jetë i orientuar në mbështetjen e sektorit shëndetësor ndërsa me optimizëm paralajmërohet edhe stabilitet dhe rritje ekonomike. Deficiti, përkatësisht të ardhurat e planifikuara janë për 4,9% më pak se shpenzimet e planifikuara. Planifikohet BPV të rritet për 4,9%, rritje ekonomike prej 4,1%, ndërsa njëkohësisht Qeveria planifikon të vazhdojë me investimet kapitale të cilat janë për 20% më të larta se në këtë vit. Kryeministri Zaev i prezantoi prioritetet e politikës buxhetore për vitin e ardhshëm.

“Mbështetje për sektorin shëndetësor si prioritet i parë që do të thotë mbrojtje e shëndetit dhe jetëve të qytetarëve që është i pasqyruar në propozim buxhetin për vitin 2021. Qëllimi i dytë është rikuperim ekonomik dhe rritje ekonomike përmes masave për kategoritë sociale, mbështetje për ekonominë dhe ruajtje e vendeve të punës”, tha Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ulja dhe ristrukturimi i të dalave buxhetore në vitin e ardhshëm do të zbatohet përmes shkurtimit të shpenzimeve jothelbësore, mbështetje e sektorit privat, inovacionet, përforcimi i konkurrencës. Ministri i financave, Fatmir Besimi, paralajmëroi edhe racionalizim dhe revidim të transfereve dhe subvencioneve, ndërsa paralajmëroi edhe shitje të kapitalit dhe pjesëve shtetërore.

“Do të privatizohet një pjesë e kapitalit shtetëror, këtu para se gjithash mendohet për aksionet në kompanitë ku shteti posedon aksione, më pas privatizim i ndërmarrjeve që kanë humbje, privatizim i një pjese të truallit në pronësi të shtetit, këtu para se gjithash mendohet për tokë bujqësorë”, deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Për shkak të krizës që e shkaktoi pandemia e Kovid-19, ministri Besimi paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë ribalanc. Propozim buxheti këto ditë duhet të gjendet në debat në Parlament, së pari para Komisionit amë për financim dhe buxhet, e më pas në miratim në seancë plenare. tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *