Vëmendja te presidenti i ri, Covid-19 bën ‘kërdinë’ në SHBA

Në një moment kur vëmendja është te presidentit të ri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikiës është shënuar një tjetër rekord infektimesh me Covid-19.

Në SHBA janë raportuar 140 mijë e 543 raste të reja, shifra më e lartë e infektimeve që në momentin kur ka nisur pandemia. Sipas të dhënave të publikuara nga universiteti John Hopkins kjo është dita e nëntë që në SHBA janë raportuar më shumë se 100 mijë raste.

Dita e dytë me rastet më të shumta është e marta me 136 mijë 325 raste të reja. Gjithashtu edhe numri i të shtruarve në spital është rritur, ku raportohen 61 mijë e 964 të shtruar në spital, shifra më e lartë që në fillimin e pandemisë.

Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi me numrin më të lartë të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

10 thoughts on “Vëmendja te presidenti i ri, Covid-19 bën ‘kërdinë’ në SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *