Historike/ Pandev kualifikon Maqedoninë e Veriut në Euro 2020

Maqedonia e Veriut shkruan historinë dhe kualifikohet për herë të parë në finalet e një kampionati Europian. Falë edhe futbollistëve shqiptarë që ka në gjirin e saj skuadra e Igor Angelovskit triumfoi me rezultatin 0-1 në Gjeorgji në finalen e play-off të Ligës D duke u bërë skuadra e parë që siguron pjesëmarrjen në Euro 2020 nëpërmjet Ligës së Kombeve.

Në Tbilisi fatet e ndeshjes i vendosi veterani 37-vjeçar Goran Pandev me një gol në minutën e 56-të pas asistit të Nestorovskit. Me 4 shqiptarë në fushë Bejtulai dhe Musliu në mbrojtje si dhe Ademi dhe Alioski në mesfushë por edhe me Enis Bardhin apo Ferhan Hasanin që e ndiqnin ndeshjen ndaj Gjeorgjisë nga televizori për shkaqe dëmtimi, Maqedonia e Veriut bëri një paraqitje shumë të mirë në Tbilsi duke e merituar plotësisht kualifikimin.

Në Euro 2020 do të flitet edhe shqip pikërisht për faktin se te Maqedonia e Veriut trajneri Igor Angelovski grumbullon shumë futbollistë me origjinë shqiptare ashtu siç bëri edhe për këtë përballje. Përsa i përket sfidës ndaj Gjeorgjisë, Maqedonia e Veriut ishte më konkrete dhe nuk vodhi asgjë në këtë sfidë. Pandev, Bardhi, Ademi e Alioski me shokë në qershorin e vitit të ardhshëm do të bëjnë realitet ëndrrën për të luajtur në një kampionat europian për herë të parë me përfaqësuesen e tyre aty ku do të bëjnë pjesë në grupin C sëbashku me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *