I gjithë rajoni nën orë policore, vetëm Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ende jo

Shqipëria ka vendosur orë policore nga ora 22:00 deri në ora 06:00-

-Greqia gjithashtu ka vendosur orë policore nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit

-Kosova ka orë policore në disa qytete që kanë më shumë të infektuar

-Serbia prej nesër do të ketë orë policore prej orës 20:00 deri në 05:00 të mëngjesit

-Vetëm Bullgaria nga ato vende që kufizohemi nuk ka orë policore.

Kryeministri Grek dje ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat , ndërsa tha se nuk ishte një vendim i lehtë mbyllja, sepse përveç zbatimit, masat kanë nevojë për përshtatje.

“Sigurisht që sot, më shumë se kurrë, nevojitet që të gjithë të tregojmë pjekurinë dhe përgjegjësinë e nevojshme. E di që shoqëria është e frikësuar, e lodhur, e shqetësuar, e indinjuar” tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis.

Nga instituti i kombëtar i shëndetësisë së Kosovës bëjnë thirrje publike që të kenë kujdes qytetarët.

“Të dashur qytetarë! Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesin e disave! Kudo që vëreni persona që nuk i përmbahen rekomandimeve, i këshilloni! Këshillimi është obligim qytetar! Ju lutemi për kujdes të shtuar! Virusi është kudo! Virusi vret!” kanë shkruar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr.Hans Kluge. Sipas kreut të shtetit shqiptar, rritja e buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimi i testimeve dhe kapaciteteve spitalore, si dhe rimbursimi i barnave janë domosdoshmëri për përballimin e situatës.

“Diskutuam për përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme, që duhen ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari”, është shprehu President i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje i pyetur se a mendon se duhet të ketë orë policor, tha se nuk ka nevojë sepse është i bindur se masat e reja do të japin rezultate. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *