Presidenti Radev kërkoi kapitull të veçantë mbi kushtet bullgare në kornizën e negociatave

Bullgaria nuk lëshon pe. Presidenti, Rumen Radev, këmbëngul që të futet një kapitull i veçantë në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut me kritere për fqinjësi të mirë. Sipas tij, Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë nuk çon në zgjidhje, kështu që Bullgaria ka të drejtë të kërkojë mjete të tjera për të mbrojtur historinë, gjuhën dhe identitetin e saj.

Nga ana tjetër, qeveria Bullgare njoftoi se dje në një seancë online të jashtëzakonshme kishte vërtetuar qëndrimin mbi kornizën negociuese për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deklarata e shkurtër nuk dha detaje mbi qëndrimin, por theksohet se Bullgaria është një mbështetëse e fortë e zgjerimit të BE-së.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, sot nuk shprehu optimizëm se mund të ndodhë një kthesë. Ai tha se për tre ditët e ardhshme, në pritje të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, nuk ka asnjë iniciativë konkrete dhe për një kohë kaq të shkurtër ndryshimet që kanë zgjatur për dekada nuk mund të kapërcehen, por ne mund të punojmë për rivendosjen e besimit midis të dyja palëve. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Presidenti Radev kërkoi kapitull të veçantë mbi kushtet bullgare në kornizën e negociatave

  • 10/10/2021 at 14:14
    Permalink

    922122 578985Wow that was strange. I just wrote an incredibly long comment but soon after I clicked submit my comment didnt appear. Grrrr properly Im not writing all that over once again. Regardless, just wanted to say fantastic weblog! 176547

    Reply
  • 10/01/2021 at 13:50
    Permalink

    782724 643363Take a peek at the following ideas what follows discover ideal approach to follow such a mainly because you structure your small business this afternoon. earn dollars 395179

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *