Presidenti Trump përshëndet progresin për vaksinën

Në fjalën e tij, Presidenti Trump për herë të parë pranoi pasigurinë në lidhje me administratën e ardhshme, duke thënë se administrata e tij nuk do të urdhërojë një izolim tjetër “në asnjë rrethanë”, por duke sugjeruar se zoti Biden do ta urdhërojë një të tillë nëse ai do të jetë në pushtet.

“Shpresojmë se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë, unë mendoj se koha do ta tregojë, por unë mund t’ju them se kjo administratë nuk do të shkojë drejt izolimit”, tha Presidenti Trump.

Zoti Biden ende nuk ka thënë nëse do të urdhërojë një izolim për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Zoti Biden tha në një deklaratë të premten se ai u takua me anëtarët e Bordit të tij Këshillimor për COVID-19, të cilët paraqitën fakte “alarmante” në lidhje me “përshpejtimin e krizës së shëndetit publik”.

Vendi ynë po përjeton rritje të infeksioneve të raportuara, shtrime në spitale dhe viktima në të gjithë vendin, duke mos kursyer praktikisht askënd”, tha ai.

Zoti Biden shtoi se “lajmet e kësaj jave mbi progresin drejt një vaksine të sigurt dhe efektive për COVID-19 janë pozitive, por do të kalojnë shumë muaj para se të ketë vaksinim të përhapur në këtë vend”.

Koronavirusi ka vrarë më shumë se 243,000 amerikanë. Rastet janë rritur kohët e fundit në të gjithë vendin me gjithsej 100’000 raste të reja ditore të konfirmuara përgjatë pjesës më të madhe të javës.

Presidenti Trump ka bërë vetëm një paraqitje tjetër publike që kur media projektoi zotin Biden fitues të zgjedhjeve presidenciale. Të mërkurën, ai shkoi në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për të shënuar Ditën e Veteranëve, por nuk mbajti fjalim.

Presidenti ka refuzuar ta pranojë rezultatin, duke përmendur parregullsi në disa shtete të lëkundshme. Në një shtet të betejës elektorale, Xhorxhia, po rinumërohen votat me dorë dhe presidenti ka ngritur padi në disa shtete të tjera edhe pse asnjë deri më tani nuk mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. voa/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

635 thoughts on “Presidenti Trump përshëndet progresin për vaksinën