Salah pozitiv me COVID-19!

28-vjeçari është grumbulluar me kombëtaren e tij, që pret nesër Togon, takim për Kupën e Afrikës. Salah, autor i 10 golave në këtë sezon, nuk ka simptoma sipas njoftimit të Federatës Egjiptiane të Futbollit dhe ka nisur menjëherë karantinën.

Sulmuesi do të mungojë në dy takimet e radhës të “The Reds”. Djemtë e Jurgen Klopp presin Leicester më 21 nëntor, takim për llogari të Premier League, teksa katër ditë më vonë luajnë sërish në “Anfield”, kësaj radhe kundër Atalantës për Champions League.

Gjithsesi në sulm Klopp i ka në dispozicion të gjithë futbollistët dhe duke patur parasysh që afrimi i kësaj vere portugezi Diogo Jota është përshtatur në mënyrën më të mirë, mungesa e Salah nuk pritet të ndihet në 2 takimet e radhës. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *