Deputeti Rexhepi: RASTI I MONTUAR “MONSTRA” UNIFIKON LSDM-NË DHE VMRO-NË

Asgjë në politikën e këtij shteti nuk është rastësi, as edhe gjykatat as edhe vendimet politike në dëm të shqiptarëve.
Vetëm disa ditë para dështimit të sigurt të miratimit të kornizës së bisedimeve nga ane e Kêshillit të BE-së, ndodhi puna e ri-arrestimit të dy anëtarëve të akuzuar në rastin e montuar politik “Monstra”.
Në njërën anë, udhëheqësit shtetëror për ta defokusuar opinionin nga dështimi i tyre drejt synimeve europiane të vendit tonë, mundohen që këtë dështim të madh politik ta “fshehin” në kurriz të shqiptarëve të pafajshëm, ata i aktivizojnë miqtë e tyre në gjykatën “e pamvarur” dhe e riaktualizojnë rastin “Monstra” me ri-arestimet në fjalë.
Në anën tjetêr, edhe VMRO-ja, me deklaratën e tyre mbrëmë, duke i quajtur të akuzuarit e rastit të montuar “Monstra” si “vrasës të fëmijëve”, (pamvarësisht faktit që procesi gjyqësor nuk ka përfunduar akoma), me deklaratë të tillë, udhëheqêsit e VMRO-së na e rikthyen tmerrin antishqiptar nga koha e Gruevskit, Mijallkovit dhe Jankulovskës.
Vallë, deri kur shqiptarët duhet të shërbejnë si thes për zbrazjen e dështimeve dhe luftës mes veti të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, si dhe problemeve të tyre të brendshme kombêtare?

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *