Kurti: Shteti duhet ti mbrojë ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti konsideron se shteti i Kosovës duhet të organizohet për t’ju dalur në mbrojtje ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së që po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kurti në një konferencë për media ka thënë se këtë nuk mund ta bëjë qeveria aktuale

Shteti i Kosovës duhet ta organizojë e ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata e pamë se i kanë avokatët e tyre secili, por nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve dhe që të gjithë duhet ta mbrojmë atë. Me fjalë tjera, kjo është edhe punë qeverie, kjo është sidomos punë qeverie. Është Qeveria e Kosovës ajo që duhet të angazhohet për sintezën e përfaqësimit dhe mbrojtjes në këtë proces. Mbrojtja dhe bashkërendimi duhet të bashkërendohen e të sintetizohen. Për fat të keq, Kosova nuk ka një qeveri që mund ta bëjë këtë”, ka thënë Kurti.

Ish-kryeministri ka thënë se qeveria aktuale nuk mund ta shpëtojë as vetveten, duke thënë se Qeveria e udhëhequr nga Hoti nuk preokupohet ta mbrojë UÇK-në.kosov-ks/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *