Populizmi shkakton keqkuptime të mëdha.

Por, pse atëherë populizmi shfaqet, dhe pse ky fenomen rritet dhe zhvillohet?

Zakonisht ekziston një kohë dhe një hapësirë e përshtatshme distancë, që parakrijon kushtet përcaktuese, për atë se, kur dhe ku të shtrihen populistët. Kjo distancë është e shkaktuar nga një shkëputje dhe humbje e lidhjes ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve. Kjo zbrazëtirë krijohet si pasojë e qeverisjes së keqe dhe korrupsionit, dhe mungesës së sundimit të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve për kohë të gjatë.

Pikërisht ky terren i krijuar, i pashpresës, është, dhe bëhet, indi i përshtatshëm për të transplantuar populizmin, që gradualisht, më vonë bëhet sëmundja autoimune që atakon qelizat e shëndetshme të demokracisë. Është, mungesa e qeverisjes së mirë ajo që krijon parakushtet ideale që populizmi të lulëzojë dhe rritet.

Në përfundim, nëse shohim vëmendshëm, në fund të fundit, është prapë qytetari që paguan çmimin. Në njëren anë çmimin e keq-qeverisjes pararëndëse, dhe në anën tjetër të shpresës iluzore për jetë më të mirë dhe barazi të ofruar (proklamuar) nga populistët.

Prandaj, sot, forcat progresive dhe mendjet progresive nëpër Evropë janë bërë bashkë, në njëren anë për t’i rezistuar populizmit, dhe në anën tjetër, për të ofruar qeverisje të mirë dhe mundësi për zhvillim të potencialit njerëzor, dhe të drejta për secilin individ pa dallim.

Sepse, vetëm kjo siguron progres të vërtetë dhe në mënyrën e duhur të shoqërisë njerëzore.

Prandaj, në mënyrë natyrale, i takon Evropës para çdokujt tjetër, të jetë prijëse në këtë proces krijimi të vlerave humaniste dhe përparimit.

Valon Murtezaj

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

26 thoughts on “Populizmi shkakton keqkuptime të mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *