Serbia po armatoset/ Ekspertët: Rrezik për mbarë rajonin!

Furnizimi i shteti serb me arsenal armësh nga Rusia po shihet nga ekspertët e sigurisë në Kosovë si kërcënim për vendin, por edhe për rajonin.

Nisur nga ky fakt, ata kërkojnë që institucionet kosovare të rrisin investimet në infrastrukturën e mbrojtjes. Përpara disa javësh, shteti serb mori si donacione nga Rusia tanke të tipit T-72, si edhe gjashtë avionë luftarakë MiG-29 dhe 30 automjete të blinduara zbulimi BRDM-2. Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, mendon se furnizimi me këto armë Serbinë paraqitet një rrezik më të drejtpërdrejtë për Kosovën, por edhe për vende të tjera që nuk kanë raporte të mira. Ibishi thotë se shteti i Kosovës duhet të jetë më i përgatitur politikisht dhe në aspektin funksional të përpiqet të jetë sa më parë nën ombrellën e NATO-së , pasi në këtë mënyrë do të jetë më I mbrojtur përballë një agresioni të Serbisë.

“E kemi një disbalancë të forcave në rajon sidomos me një rritje të madhe më shumë se 1 miliardë kohët e fundit që i kanë deklaruar investime në armatim dhe në pajisje luftarake që e bëjnë Serbinë të jetë kërcënues për fqinjët në rend të parë për Kosovën por edhe vendet tjera që nuk kanë raporte të mira. Është një përparësi e jona që ne kemi prezencën ndërkombëtare KFOR-in këtu dhe normal dhe tendencat tona apo kërkesat tona që e kemi FSK-në si forcë të armatosur duhet të jemi edhe në aspektin politik dhe funksional të përshpejtojmë procedurat që të integrohemi në NATO dhe kur nën këtë nën ombrellë jemi shumë më komod. Me gjithë këtë arsenal armatimi rrezikon edhe Kroacinë dhe vendet tjera që janë në rajon dhe realisht kjo është një shtytje e jona që ne jemi më të përgatitur edhe politikisht edhe në aspektin funksional”.

Përpara dy ditësh, presidenti serb shkaktoi reagime te ashpra në Prishtinë me deklaratën e tij se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *