Dyzet viktima të reja nga Covid -19 në Maqedoninë e Veriut

40 viktima nga koronavirusi janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat e Ministrisë së shëndetësisë. Dhjetë nga viktimat janë nga kryeqyteti, në Prilep janë regjistruar pesë viktima. Nga tre viktima kanë Shtipi, Velesi, Manastiri dhe Gostivari, nga dy viktima kanë regjistruar Kumanova, Kërçova, Struga, dhe Kavadari ndërsa nga një viktimë kanë regjistruar Tetova, Dojrani, Strumica, Krusheva, Sveti Nikolla. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1683 teste të realizuara, janë regjistruar 591 raste të reja me koronavirus, 218 prej të cilëve në Shkup.  Ndërkohë listës së të shëruarve iu kanë shtuar edhe 439 persona

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “Dyzet viktima të reja nga Covid -19 në Maqedoninë e Veriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *