Hoti: Së shpejti fillojmë bisedat me partitë politike për postin e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se bisedat për postin e presidentit do të fillojnë së shpejti.

Hoti në një konferencë për media, ka thënë se rruga kushtetuese është e qartë, transmeton Telegrafi.

“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, pohoi Hoti.

Theksojmë se postin e presidentes aktualisht është duke e ushtruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani është emëruar u.d e presidentes, pas dorëheqjes që ka dhënë ish-presidenti Hashim Thaçi, ku arsye për këtë ishte konfirmimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Top Channel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *