Komisioni i Sëmundjeve Infektive: Jo masa të reja

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk propozoi masa të reja kufizuese pas mbledhjes së sotme. Në fuqi mbeten masat tashmë të miratuara për mbrojtje nga KOVID 19 – ndalimi i grumbullimit të më shumë se katër personave gjatë gjithë ditës, si dhe ndalimi i punës së objekteve gastronomike pas orës 21:00. Por, ndryshe nga Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse, masa jashtëzakonisht kufizuese u propozuan edhe nga Oda e Pavarur Gastronomike. Propozimi i tyre është të mbyllin plotësisht baret, kafenetë dhe restorantet gjatë muajve të dimrit. Sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për të dëshmuar se gastronomia nuk është vatër e virusit korona.

Në objektet gastronomike ku respektohen protokollet e punës, shanset për përhapjen e KOVID 19 janë ulur në minimum, teorikisht janë të pamundura, sepse ka shumë vende të tjera ku korona mund të merret shumë më lehtë sesa në objekte gastronomike- deklaroi Zdravko Josifovski, OPG.

 Analiza e Odës së Pavarur Gastronomike tregon se gastronomia po zhytet në borxhe dhe numri i mysafirëve është ulur në mënyrë drastike. Për mbylljen e mundshme në muajt e ardhshëm, ata po kërkojnë para nga qeveria – fonde që mund të gjenden në pakot e papërdorura të masave për ndihmë të ekonomisë. Oda e Pavarur, tani për tani, nuk ka përllogaritje precize se cili do të jetë dëmi nëse mbyllen plotësisht, e as nuk kanë përllogaritje të saktë se sa para duhen nëse mbyllen plotësisht ose sa para duhen nga buxheti për t’u konservuar objektet gastronomike deri në fillim të pranverës. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *