Vaksina e kompanisë Moderna, 94.5% e efektshme në parandalimin e COVID-19

Kompania farmaceutike Moderna tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale ka një nivel efektiviteti prej 94.5% në parandalimin e COVID-19, bazuar në të dhënat paraprake të një prove klinike në fazën e avancuar. Moderna është kompania e dytë amerikane që raporton brenda një jave rezultate që tejkalojnë pritshmëritë për efektivitetin e vaksinës.

Së bashku me vaksinën e kompanisë Pfizer, gjithashtu me një nivel efektshmërie mbi 90% dhe në pritje të më shumë të dhënave për sigurinë, Shtetet e Bashkuara mund të kenë dy vaksina të autorizuara për përdorim emergjent në dhjetor, me deri në 60 milionë doza të disponueshme nga fundi i vitit. Vitin e ardhshëm, qeveria amerikane mund të ketë më shumë se 1 miliard doza vetëm nga dy prodhuesit e vaksinave, më shumë sesa nevojitet për 330 milionë banorët e vendit.

Vaksinat, të dyja të prodhuara duke përdorur një teknologji të re, që shfrytëzon acidin ribonukleik (ARN), janë mjete të reja të fuqishme për të luftuar një pandemi që ka infektuar 54 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e 1.3 milionë njerëzve. Lajmi vjen gjithashtu në kohën kur rastet me COVID-19 janë duke u rritur, me shifra rekord në Shtetet e Bashkuara, duke i detyruar disa vende evropiane përsëri në bllokime. Voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

44 thoughts on “Vaksina e kompanisë Moderna, 94.5% e efektshme në parandalimin e COVID-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *