Arsovski: Kërkesa për fusnotë në gjuhën maqedonase është e papranueshme për qeverinë

Bullgaria mund të kërkojë shënimin e gjuhës maqedonase me fusnotë, por një kërkesë e tillë është e papranueshme për qeverinë maqedonase, tha sot zëdhënësi i qeverisë Dusko Arsovski transmeton alsat.

Siç tha ai, gjuha maqedonase njihet në nivelin e BE-së dhe përdoret në përkthime dhe botime të ngjarjeve. “Ata kanë të drejtë në pozicionin e tyre dhe Këshilli i BE mund ta marrë parasysh, por nuk mund të jetë pozicion i BE. Gjuha maqedonase tashmë është konfirmuar në dokumentet e BE-së dhe është një e drejtë e patjetërsueshme e Republikës së S. “Maqedonia”, tha Arsovski.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *