Ligji për mbështetjen financiare mbërrin në Kuvend, qytetarët 6000 denarë do ti marrin në llogaritë bankare

Propozim-ligji për mbështetje financiare të qytetarëve ka hyrë në procedurë parlamentare. Pensionistët që kanë pension deri në 15 mijë denarë, prindërit e vetëm, fëmijët pa prind dhe punëkërkuesit pasiv do të marrin nga gjashtë mijë denarë. Lista përfundimtare do të publikohet në faqen e internetit të “Blej nga vendi”, pasi ligji të miratohet në Kuvend. Qytetarët, me numrin e tyre amë, do të mund të kontrollojnë nëse janë përfitues të ndihmës financiare. Paratë nuk mund të tërhiqen dhe me to mund të blihen produkte vendore.

Ligji për Kartelat Pagesore

“Përdoruesit e mbështetjes financiare kartelën e përdorin vetëm për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore te personat juridik dhe fizik nga Lista e ofruesve të produkteve dhe shërbimeve vendore, në periudhën nga dita e marrjes së fondeve në llogarinë e transaksionit deri në 25 dhjetor të këtij viti.”

Ndryshe nga masa e parë kur mundësohej blerja në çdo vend, tani të gjitha subjektet juridik përkatësisht dyqanet, tregjet, e të tjerë që kanë produkte vendore do të duhet të paraqiten që të gjenden në listën e ofruesve.

Ligji për Kartelat Pagesore

“Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, brenda pesë ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji në faqen e internetit www.kupuvamdomasno.gov.mk, shpall thirrje publike për regjistrimin e personave juridik dhe fizik që kryejnë veprimtari ekonomike për regjistrim në Listën e ofruesve të produkteve dhe shërbimeve vendore”

Qytetarët do t’i marrin paratë në llogarinë e tyre, ata që nuk kanë llogari të hapur ose banka e tyre është e bllokuar, do t’iu përgatitet llogari e re transaksioni dhe kartë pagesore falas. Masa pritet të kushtojë 27 milion euro. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

268 thoughts on “Ligji për mbështetjen financiare mbërrin në Kuvend, qytetarët 6000 denarë do ti marrin në llogaritë bankare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *