Ziadin Sela: Dështimi për negociatat ka emër, nevojitet qeveri teknike

Sjellja e papërgjegjshme e Zoran Zaev bazuar në gënjeshtra dhe mashtrime ka rezultuar në një fiasko diplomatike me 6 refuzime të njëpasnjëshme nga Këshilli i BE-së për t’i dhënë Maqedonisë se Veriut një datë për bisedime për BE, si dhe dy veto nga Franca dhe Bullgaria. U bëj thirrje atyre që janë përgjegjës, dmth. Zaev, Dimitrov dhe Osmani të marrin përgjegjësinë dhe të japin dorëheqje shkruan kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Më tej shkruan ai se në vend të akuzave dhe fyerjeve, si liderë të partive politike tani duhet të ulemi së bashku për të rënë dakord për formimin e një qeverie teknike përgjegjëse për adresimin e bllokadës bullgare dhe të ndikimit të pandemisë Covid, si dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale gjatë vitit 2021.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *