40 CILËSI TË PEJGAMBERIT MUHAMEDIT S.A.V.S. QË DUHET TI PASOJMË EDHE NE

Fjalët dhe veprat e Pejgamberit Muhamedit s.a.v.s. janë ligj për muslimanin që duhet ti besojë dhe ti veprojë.

Allahu i madhëruar e mbrojti atë dhe Pejgamberët tjerë nga çdo gabim, që të jenë për ne ligj dhe shumbull që duhet pasuar.

1. Jeta e tij ishte shembull në durim, shumë vuajti por duroi deri në imanin e popullit të tij.
2. Ishte shumë modest, në familje, në raport me njerëzit, në veshje, në ushqim etj.
3. Ishte shumë i bukur, nuk kishte asnjë mangësi.
4. Nuk e qortonte askend direkt, por në shumës që të mos lëndohet ai që ka gabuar.
5. Mërzitej shumë kur gabonte populli i tij,, nga frika që të mos u vijë ndonjë dënim nga Zoti.
6. Edhe pse Mekasit e mundonin shumë, Ai përsëri lutej për ta te Zoti.
7. Ishte shumë dorëdhënës, nuk e kthente pa ia dhënë atë që e kërkonte, qofte edhe veshjene tij.
8. Pavarësisht nga angazhimet dhe ngarkesat, ai aktivizohej edhe në ndihmë për punët e shtëpisë.
9. Ishte shumë zemërgjerë, dhe i qartë në atë që e thoshte ( nuk fshehte asgjë prej besimtarëve ).
10. Nuk fliste fjalë pa vend. Edhe hajgaret e tij ishin plotë urtësi dhe mësime.

11. Nuk e nënçmonte asnjë ushqim. Nëse i pëlqente e hante, e nëse jo e linte ( pa thënë asgjë ).
12. Nuk i hante disa ushqime që kishin erë të rëndë, që mos ta pengon askend me erën e tij.
13. Ishte i lirë me gratë e tij,, bënte hajgare dhe i dispononte me fjalët e tij.
14. E shprehte dashurinë për gratë e tij. / Ai thoshte: Dashuria e Hatixhes ishte rizku im /.
15. Pavarësisht se ishte më i mençuri dhe më i dituri,, ai këshillohej shpesh me shokët e tij.
16. Kul i fliste dikush për dore, nuk e heqte dorën pa e hequr ai i pari.
17. Kur i fliste dikush, nuk e largonte fytyrën nga ai, deri sa ai e largonte i pari.
18. Kurrë nuk e ndërprente dike që ishte duke folur, por e ndëgjonte deri kur mbaronte.
19. E donte urtësinë dhe qetësinë në rrugën e thirrjes në islam, që të zbuten zemrat.
20. E ngushëlloi shumë një fëmijë të mërzitur, të cilit i kishte vdekur një zog që kishte.

21. Nuk i jepte vetes përparësi në mexhlis ndaj të tjerëve.
22. Gjthmonë ishte i buzëqeshur.
23. Na lejoi ta njohim jetën e tij private dhe ta pasojmë atë.
24. E dëshironte çdo punë me dorën ose këmbën e djathtë
25. Ishte falës i madh për ata që kishin gabuar ndaj tij, edhe pse kishte mundësi hakmarrje.
26. Nuk rrinte i mrollur e as i rëndë në fjalë me askend, qoftë edhe me armikun.
27. Asnjëreherë nuk e kthente të keqen me të keq, por vetëm me falje dhe këshilla.
28. Kurrë nuk ndërhynte në profesionet e të tjerëve, por thoshte: Ju jeni më të njohur në çshtjet e botës tuaj.
29. Falte namaz deri sa iu lëndonin këmbët,, dhe lutej shumë pas namzit për ymetin e tij.
30. Ishte i njohur me besim, besnikësi dhe urtësi edhe para Pejgamberllëkut.

31. Promovonte paqen edhe në kohë të luftës,, duke vendosur rregulla të paqes para çdo lufte.
32. Kurr nuk shante, nuk ofendonte, e as nuk nënçmonte askend.
33. E mbente veten e tij të pastërt, me aromë të mirë, i krehur mjekrrën dhe flokët e tij.
34. Këshillonte shkurt dhe qartë, që të mos mërziten nga fjalët e shumta.
35. E donte mesataren në gjithçka. E kur i jipej mundësia të zgjedh, e zgjedhte më të lehtën.
36. Nuk ishte i lëshuar për këtë botë, por edhe jo i larguar prej saj.
37. Kur kishte mundësi, ushqehej dhe vishej mirë. Nuk e urrente jetën luksoze, por pa mendjemadhësi
38. I donte shumë sahabët e tij. Nuk donte që askush ti tregon diçka keq për ndonjërin prej tyre.
39. Na dashti neve, sa që kur i kujtonte pasuesit e tij pas vdekjes së tij, qante dhe i quante vëllezër. // E si mos ta duam, edhe ne më së shumti //
40. Na la shumë porosi që të veprojmë me to, por të jetuar më mirë në këtë botë dhe për të fituar botën tjetër.

// Allahumme sal-li ala Muhammedin we ala aali Muhammed //

Mr. Ragmi Destani

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

74 thoughts on “40 CILËSI TË PEJGAMBERIT MUHAMEDIT S.A.V.S. QË DUHET TI PASOJMË EDHE NE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *