A do të marrin para qytetarët e infektuar me COVID-19?

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për spitalin e ri për trajtimin e rasteve me Covid-19. Ai tha se sa i përket funksionalizimit të këtij spitali, Ministria e Shëndetësisë do të ndjek procedurat ligjore.

Zemaj para gazetarëve ka folur edhe për mundësinë e mbështetjes financiare për qytetarët e prekur me koronavirus.

Çdo mundësi buxhetore që e ka MSH-ja dhe që i ofrohet edhe nga Qeveria, në jemi duke e përdorur dhe do ta përdorim për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur me koronavirus”, tha ai.

Ai tha se të prekurve me Covid- 19 u ndihmohet në forma të ndryshme, qoftë ata që janë të shtrirë në Infektivë, qoftë ata që marrin ndihmë nga ana e Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Zemaj tha se Qeveria ka ndarë 39 milionë euro për t’i mbështetur për komunat për luftimin e covid-19.

Zemaj ka theksuar se do të bëjnë të pamundurën që t’u ndihmojnë qytetarët e prekur me koronavirus, por pa përmendur një plan konkret. Kosovarja-ks/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *