Drejtori Sela vizitoi Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, e vizitoi Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive (AKP) ku realizoi takim pune me drejtorin Boris Tunxhev.

Drejtori Sela theksoi se ky takim është në funksion të vështrimit të gjendjes në lidhje me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në AKP si një institucion mjaft i rëndësishëm, shërbimet e të cilit çdo ditë shfrytëzohen nga qytetarët dhe që gjeneron një vëllim të madh dokumentesh për persona fizikë dhe juridikë.

Gjatë vizitës, u konstatua se AKP-ja vonon me realizimin e detyrimeve ligjore dhe se, pavarësisht se është filluar me aktivitete të caktuara siç është përshtatja e përmbajtjes së ueb-faqes së AKP-së në gjuhët zyrtare dhe ndryshimi i emërtimeve të tabelave, të akteve zyrtare si formularëve, fletëparaqitjeve, kërkesave, fletëpronësive etj., megjithatë, qytetarët përsëri nuk mund t’i marrin të njëjtat në gjuhët zyrtare, me çka atyre u pamundësohet e drejta që shërbimet publike t’i realizojnë në gjuhët zyrtare.

Drejtori Sela i dhuroi drejtorit Tunxhev publikime të botuara nga AZGJ-ja dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim me AKP-në, duke ofruar ndihmë profesionale për përkthimin dhe lekturën e formularëve, të fletëparaqitjeve, kërkesave, autorizimeve etj., dhënia e të cilave është kompetencë e AKP-së. Gjithashtu, drejtori Sela u shpreh se pret që të dinamizohet procesi i harmonizimit të AKP-së me detyrimet ligjore.

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Drejtori Sela vizitoi Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive

  • 11/08/2021 at 01:05
    Permalink

    928741 170985Its like you read my mind! You appear to know so a lot about this, like you wrote the book in it or something. I think which you can do with some pics to drive the message home a bit, but instead of that, this really is wonderful weblog. A great read. Ill surely be back. 429136

    Reply
  • 11/05/2021 at 23:54
    Permalink

    501710 942841This is going to be an excellent web site, may possibly you be interested in doing an interview about how you developed it? If so e-mail me! 202502

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *