Në varrezën masive afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të 15-17 personave, zyrtari serb: Janë shqiptarë!

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Veljko Odalloviq, ka thënë të mërkurën në mbrëmje se në bazë të të dhënave, në varrezën masive në Kizhevak afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të potencialisht, pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë trupave.

“Derisa nuk përfundon kërkimi i plotë në këtë lokacion, derisa të mos merren mostrat e ADN-së nga eshtrat, derisa të mos vie deri te përputhja e tyre me mostrat e gjakut të familjeve, nuk mund të themi me siguri se kujt i përkasin ose ndonjë informacion tjetër që mund t’i komunikohet publikut”, tha Odalloviq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Odalloviq ka bërë të ditur se kërkimet në këtë lokacion po bëhen me kërkesë të Prishtinës. Ai tha se dëshiron që edhe “të tjerët, të bëjnë kërkimet në zonat ku gjenden eshtrat e serbëve”, duke shtuar së Prishtinës i janë dhënë informacione specifike për disa lokacione.

Më 16 nëntor, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në varrezën masive në Krizhevak dyshohet se gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *