SI TA MPOSHTIM DHE TA MJEKOJMË KORONAVIRUSIN CO 19

Prof. Dr. M. Musai

VALA E DYTË E KORONAVIRUSIT

Jemi në sulmin e dytë të valës së CO 19, bota eshtë në panik. Përdite dëgjohen lajme nga më të ndryshmet, tash ka filluar sulmi i dytë i CO 19, prej këtyre lajmeve keqandjellëse, popullata është në rrezik. Në Komunën e Strugës dhe më gjërë në RMV, gjendja shëndetësor është e pasigurt, për çdo ditë ka raste të reja të infektuar dhe numri i të vdekurve po rritet.
SHTROHET PYETJA PSE PËRHAPET PANDEMIA CO 19:
• Në popull ka mendime të ndryshme, laike dhe bindëse.
– Mendime laike se nuk ka pandemi, është puna e zotit, këta njerëz më shumë e përhapin sëmundjen;
– Medime bindëse se ka pandemi. Përditë ka raste të reja të përhapjes të sëmundjes, shtohet numri i të infektuarve, si dhe raste të shpeshta të vdekje. Pandemia prej moskujdesit për çdo ditë mer jetëra të reja, njerëz me mosha të ndyshme;
• Mjekësia dhe kushtet për mjekim, në Komunësn e Strugës i kemi shumë të pavolitshme, numri i të prekurve prej pandemisë është shumë i madh, të sëmurët nuk i mer as spitali, nuk ka vend për të gjithë;
• Kuadri mjeksor është në rrezik, prej pacientëve të sëmur dhe prej kushteve shumë të rënda, që ata punojnë në spitalet e Strugës, prandaj kemi shumë mjek të prekur prej pandemisë;
• Në popull është pakujdesi shumë e madhe dhe nuk respektohet sëmundja, populli nuk e kupton se duhen disa gjëra të respektohen:
 Mbi të gjitha duhet të respektohet distanca e nevojshme, larg njëri tjetrit, më pak prej 2 metra , moskontakti me njerëz të infektuar, mosdhënia e dorës, mos mbajtja e maskës dhe dorezave, të mos dilet në takime të ndryshme ku rrezikohet shëndeti. Nuk duhet të organizohen ahengje, piknike, mevlute, falje në xhami, dasma, nuk duhet udhëtuar që rrezikojnë shëndetin dhe shumë raste të kësajë natyre. Poashtu gjat rasteve të vdekjeve të personave, nuk duhet organizuar mbajtje të konakut, pritje dhe përcjellje masive të njerëzve, të cilët e nderojnë konakun. Momentet e ngushëllimit, urimet për dasma dhe gëzime, duhet kryer përmes mjeteve elektronike, etj;
 Sejcili prej nesh duet ta kuptojë se duke e rrezikuar vetëvehten rrezikojmë familjen, miqt dhe tërë shoqërinë.
 Të gjithë ata që e dijnë vehten se janë të prekur prej CO 19, duhet të qendrojnë të izoluar dhe tu përmbahen rregullave mjekësore;
 Shumë me rëndësi është të përmendi, se fshatrat e Strugës, me popullsi më të mëdha, janë më shumë të rrezikura prej infektimit me CO 19;

KUSH INFEKTOHEN MË SHUMË:

Prej pandemisë infektohen të gjithë ata të cilët kan imunitet më të dobet biologjik, personat të cilët vuajn prej sëmundjeve akute dhe kronike;
Personat të moshave të ndryshme, por në veçanti të gjithë ata që janë më të vjetër se 60 vjete e tutje, ata janë më të rrezikuar, në veçanti personat të cilët vuajnë prej sëmundjeve:
Prej organeve të frymëmarjes, astmatiët dhe ata bronhit akut dhe kronik,
Të gjithë ata që vuajnë prej disa sëmundjeve, si diabetikët, ata që kan probleme me mpiksjen e gjakut, persona që kan tensione dhe sëmundje të ndryshme të zemrës;
Të gjithë ata persona që kan problem me veshkët, mëlçin e zezë – heparin, pankreasin si dhe probleme të tjera shëndetësore.
Të gjithë personat që kan sëmundje dhe janë të prekur prej ndonjë sëmundje, e cila sëmundje individit ja ul imunitetin, duhet të kenë kujdes në qendrim dhe në sjellje;
Sa më shumë shëtitje në natyrë, por pa shoqërime njerëzish;
Ushqimet të jenë, të shpeshta dhe me pak sasi,sallata të freskëta më shumë, lëngje që të mos i mundësohet stacionimi virusit në hapësirën e gojës dhe të mos shkojë në organet e frymëmarjes – respiratore, në mushkëri bronke bronkiuole – alveole;
Të sëmurët ti përdorin të gjitha barërat mjeksor, që ja ka preferuar mjeku;
Të shëndoshët dhe ata që janë të prekur prej pandemisë të përdorin aspirin 100 mg, ngase është kundër mpiksjes së gjakut, paracetamol kundër ngritjes së temperaturës, vaj ulliri, mjalt natyral, sa më shumë limon, poashtu edhe uthull molle nga një lugë gjele disa herë në ditë.
Kisha preferuar ta përdorin çain e sherebelës, është antioksidante shumë i mirë,
Të përdoren molla të freskëta, rrepani i kuq si sallat, por edhe lëngu i rrepanit;
Higiena dhe dezinfektimi vazhdimisht të jenë në nivel;
Në dhomën ku flihet dhe në dhomën e pritjes si dhe në kuzhin, duhet me pastru 2 ose 3 kokrra qepë, me madhësi mesatare, të prehen katërshe, pak ujë në sahan. Kjo bëhet ashtu ngase qepa i ka veti ti shkatërroj virusët dhe bakteriet;
Në raste të keqësimit të situatës, pacienti duhet të kërkon ndihmë mjekësore dhe tu përmbahet këshillave mjekësore.
Për të gjithë popullatën, urojë shëndet, por të jenë të diciplinuar, vetëm ashtu e largojm të keqen e pandemisë. Në të kundërtën vet jemi fajtor, për ate që ndodh me ne. Gjendja shëndetësore e rënduar, do të zgjasi shumë, përshkak të mosdiciplinës dhe nuk kam besim se do të përfundon aq leht dhe pa pasoja shumë të mëdhaja.
Për momentin nuk ka vakcin dhe vakcinim të popullatës …

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *