Lajçak: Bashkëpunimi me SHBA, shumë i rëndësishëm për një marrëveshje Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian përbisedimet mes Kosovës dhe Serbisë shpreson nënjë bashkërendim më të mirë mes Brukselit dheUashingtonit lidhur me Ballkanin, me ardhjen nëfuqi të administratës së re amerikane.

“Me zgjedhjen e një presidenti të ri dheadministratës, ne presim që të kthehemi nëpozicionin shumë të mirë të bashkëpunimit më tëafërt të mundshëm me partnerët tanë të SH.B.A.-së në të mirë të vendeve dhe popujve të rajonit”, tha Miroslav Lajçak në një diskutim virtual organizuar nga Shkolla e Studimeve AvancuaraNdërkombëtare e Universitetit Johns Hopkins.

Ai tha se ky bashkëpunim është shumë irëndësishëm për arritjen e normalizimit mesKosovës dhe Serbisë dhe se deri tani kishte pyetjenë rajon lidhur me ato që dukeshin si qëndrime tëndryshme nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Donald Trump kishtenxitur dy palët për një zgjidhje që të realizohejpërmes bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik. Takimi me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë në shtator ishte i nivelit më të lartë që tëdyja palët kanë pasur ndonjëherë në Uashington, por analistët vunë në dukje se ai dukej ipakoordinuar me Bashkimin Evropian.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka shprehur njëqëndrim më tradicional diplomatik në lidhje me dyvendet.

Zoti Lajçak tha se një marrëveshje mes Kosovësdhe Serbisë do të kontribuonte pa dyshim nëstabilizimin e rajonit “sepse së pari ka serbë dheshqiptarë që jetojnë në çdo vend të rajonit dhe sëdyti, natyrisht cilindo model të zbatojmë në këtëdialog dypalësh, ai mund të jetë me interes përfqinjët”.

Zoti Lajçak tha se çdo marrëveshje që mund tëarrihet mes palëve duhet “të jetë e bazuar nëparimet dhe vlerat evropiane sepse përveçnormalizimit të marrëdhënieve, qëllimi po aq irëndësishëm është t’i afrojë Kosovën dhe Serbinëmë pranë Bashkimit Evropian”.

Zoti Lajçak tha se optimizmi i tij për njëmarrëveshje të mundshme mbështetet tekangazhimi i të dyja palëve dhe tek përfitimet që do të sillte ajo.

“Si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dialoguështë çelësi për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Nuk ka asnjë alternativë përveç dialogut, kështu qëkjo do të thotë që ata të dy duan të ardhmen në BE dhe për këtë arsye e dinë se kjo mund të arrihetvetëm përmes dialogut”.

I dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet e pranoise të dyja palët e interpretojnë ndryshenormalizimin me Kosovën që e ka bërë të qartë qëdo njohjen e plotë dhe Serbia që pyet se çfarë do tëmarrë në këmbim.

“Nuk është e lehtë sepse kemi të bëjmë me çështjetë shtetësisë, identitetit dhe askush nuk dëshirontë dalë si humbës, por interesi ynë nuk është tëkemi një fitues dhe një humbës. Interesi ynë ështëqë të gjithë të fitojnë në këtë proces”.

Megjithatë ai qartëson se nuk është dakord me filozofinë që për çfarëdo që palët bien dakord, “ne duhet ta pranojmë sepse ne (BE) jemi gjithashtumbrojtësi i vlerave Evropiane”.

“Ne duhet të sigurohemi që rezultati përfundimtardo t’i afrojë ata me Bashkimin Evropian dhe jo t’içojë më larg anëtarësimit në Bashkimin Evropiandhe se produkti përfundimtar, marrëveshjapërfundimtare do të jetë e pranueshme për vendetanëtare të BE-së dhe gjithashtu për vendet e rajonit”.

Një alternativë që nuk do t’i plotësonte këtoparametra sipas tij ishte ideja e shkëmbimit tëterritoreve.

“Ne jemi këtu për të qenë pjesë e një zgjidhjejeevropiane, një zgjidhje për shekullin 21 dhe jo zgjidhja që bazohet në shekullin e 19-të”.

Por ai shtoi se në të njëjtën kohë ndërmjetësit nukmund ta dëshirojnë marrëveshjen më shumë sesa e dëshirojnë palët dhe se palët duhet ta duan normalizimin që ai të arrihet dhe ai mendon se nëkëtë moment të dyja palët e duan një gjë të tillë. VOA/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *