Përplasje me armë zjarri në Çair

Siç njofton Alsat ditën e sotme pas orës 15:00 në afërsi të kompleksit Çairçanja në Çair, para një dyqani për pjesë veturash janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve okular, përplasja ka ndodhur mes dy grupesh të rinjsh të cilët, pas përplasjeve fizike, kanë përdorur edhe automatik të tipit kallashnikov. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin në fjalë, ndërsa trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar tërësisht. Trafiku për momenti është riorientuar për nga Rruga e Plastikeve.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Përplasje me armë zjarri në Çair

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *